Mal i Zi, zhduket një vajzë 14 vjeçare nga Tivati, dyshohet se gjendet në Kosovë
para 25 dite
Një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare, Anisa, është zhdukur dje në Tivat, ndërsa mediat raportojnë se ajo ndodhet sot në territorin e Kosovës.
Vajza është parë për herë të fundit mbrëmë rreth orës 21.15 në furrën e bukës ku punonte, pas së cilës i ka humbur çdo gjurmë.
Dyshohet se sinjali i telefonit është regjistruar rreth orës 22:30. Vajza dyshohet se ndodhet në territorin e Kosovës .
Siç ka thënë më herët shefi i policisë malazeze Miodrag Knezheviq , dyshohej se vajza pasi kishte dalë nga furra është larguar nga shtëpia me një person me të cilin supozohet se është në një lidhje emocionale.