Zhduket një vajzë në Suharekë, rasti po hetohet

18.02.2025

Një vajzë është larguar nga shtëpia që prej datës 14 shkurt 2025 dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës tre ditë më vonë, më 17 shkurt 2025 nga një ankuese femër në Suharekë.


Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti është nën hetime.


Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim dhe frikë në komunitet, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e largimit të vajzës dhe për gjetjen e saj sa më shpejt të jetë e mundur.