Suharekë, zhduket një vajzë në rrugën “13 Qershori”

27.09.2024

SuharekaOnline mëson që me datën 26 shtator është zhdukur një vajzë në Suharekë.

Nëna e të miturës ka informuar stacionin policor në Suharekë që vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rr. 13 Qershori, Suharekë 26.09.2024 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.