Sot shënohet 13 Qershori, Dita e Çlirimit të Suharekës

13.06.2019

Sot në qytetin e Suharekës me një sërë manifestimesh do të shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri. Aktivitet do të fillojnë nga ora 10:00 me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, tek përmendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata. Po ashtu […]

Sot shënohet 13 Qershori, Dita e Çlirimit të Suharekës Foto: Ilustrim

Sot në qytetin e Suharekës me një sërë manifestimesh do të shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri.

Aktivitet do të fillojnë nga ora 10:00 me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, tek përmendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata. Po ashtu do të bëhen homazhe edhe te përmendorja e dëshmorit Kenan Halimi, Te përmendorja e Viktimave Civil, Te shtatorja dhe varri i Ukë Bytyçit në Semetisht, Te përmendorja e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhlës dhe Te varrezat e dëshmorëve në Caralevë.

Sipas kumtesës për media, aktivitetet do të vazhdojnë me një akademi përkujtimore duke filluar nga ora 13:00 në palestrën sportive “13 Qershori”, dhe do të vazhdojë me ekspozitë “Album nga koha e luftës së UÇK-së”, Koktej më familjarët e dëshmorëve, Koncert festiv.

Përmbyllja e aktiviteteve do të bëhet me një koktej me Veteranët e luftës ku do të marrin pjesë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në luftë ndaj armikut serb.

Kryetari Muharremaj i fton të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës të marrin pjesë në kremtimin e kësaj dite.