Qeveria ndan 252 mijë euro për procesin e votimit në veri

23.03.2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot […]

Qeveria ndan 252 mijë euro për procesin e votimit në veri Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 mijë euro për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Po ashtu në këtë mbledhje qeveria ka miratuar, nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-152 për “Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore”, dhe shpallur me dekretin Nr. DL-013-2009, datë 30.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës.