Osmani: Millosheviq me ministrin e tij Vuçiq donin t’i shfarosnin shqiptarët

22.04.2024

Osmani përmendi edhe masakrat e shumta që i ka bërë regjimi i Milloshevqit në Kosovë, duke vrarë gra shtatzëna, pleq e plaka e fëmijë.

Osmani: Millosheviq me ministrin e tij Vuçiq donin t’i shfarosnin shqiptarët Foto: Ilustrim

Osmani përmendi masakrën e Poklekut ku Serbia ka kërkuar zhdukjen e gjithë shqiptarëve, por edhe duke tentuar t’i zhdukë dëshmitë.

Ajo përmendi Elhame Muçollin, të mbijetuarën e masakrës së Poklekut.

E njëri që është pjesë e asaj qeveri, Osmani tha është edhe në këtë seancë, i cili ka qenë ministër i Millosheviqit. Ajo përmendi edhe shunimet e shumta që i ka bërë qeveria e atëhershme.

 “Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat tjera nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri i tij i atëhershëm i propagandës, sot i ulur në karrigen e Presidentit, jo vetëm që kërkonin t’i shfarosnin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por donin t’i zhduknin edhe provat dhe të mos kishte dëshmitar”, deklaroi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka strehuar, mbrojtur dhe promovuar policët dhe ushtarakët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

“Pesë ditë më parë, shënuam 25-vjetorin e një prej masakrave më të rënda dhe çnjerëzore nga regjimi i Millosheviqit. Elhame Muçolli, që po më shoqëron sot mua në këtë takim, ishte vetëm 14-vjeçare kur shtëpia e saj u bastis nga forcat policore të Serbisë. 53 civilë – shumica fëmijë – ishin vrarë pasi ishin tubuar në një dhomë. Teksa policia u largua për t’u rifurnizuar, Elhamja ia doli të kërcente nga dritarja dhe të ikte, ani pse ishte e plagosur nga pëlumbat. Shkurt pas kësaj, policia u kthye e furnizuar me benzinë duke ua vënë flakën të gjithë 53 civilëve. Elhamja kurrë nuk ia doli të harronte piskamën shurdhuese të disa prej fëmijëve që ishin ende gjallë teksa po bëheshin shkrumb e hi. Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, policia ua vuri flakën përsëri e përsëri. Fëmijë të vegjël, më të vegjlit 6 dhe 10 muajsh, ishin djegur në përpjekje për t’i shfarosur nga faqja e dheut veç pse ishin shqiptar”, tha Osmani.

Shkalla e djegies së trupave ishte aq e rëndë sa anëtarëve të mbijetuar të familjes u mbet pak nga më të dashurit e tyre, sa të mund t’i vendosnin 53 viktimat në një varr të vetëm.

“Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat tjera nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri i tij i atëhershëm i propagandës, sot i ulur në karrigen e Presidentit, jo vetëm që kërkonin t’i shfarosnin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por donin t’i zhduknin edhe provat dhe të mos kishte dëshmitar”, deklaroi ajo.

Megjithatë, ata dështuan, sipas saj, dhe Elhamja mbijetoi për t’i treguar botës historinë e familjes dhe kombit të saj. Presidentja Osmani përmendi edhe brigadat serbe që kanë marrë në gjenocidin kundër Serbisë.

Presidentja Osmani përmendi edhe dhunimet e shqiptarëve guhatë luftës,m derisa tha se pjesë e delegacionit janë edhe dy nga gratë që u dhunuan në luftë.