Ngjarjet e ditës
Ngjarjet e datës 20 maj 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia marrin pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. (Klinika Onkologjike, QKUK, në ora 09:00).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes, në ora 09:30).
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad. (Ndërtesa e Qeverisë, në ora 10:30).
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, në ora 11:00).
Promovohet libri “Salih Heta-sportisti që e meritoi epitetin e më të mirit në shekullin XX”, të autorit Zeqir Bekolli. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, në ora 12:00).
Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës” do të shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi” – Prishtinë, në ditëlindjen e Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. (Qendra “BogdaniPolis”, Prishtinë, në ora 19:00).