Java e parë e marsit, 206 aksidente dhe mbi 5 mijë tiketa trafiku
Java e parë e muajit mars të vitit 2021, ka qenë javë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash që nga fillimi i muajit të tretë të këtij viti ka bërë të ditur numrin e aksidenteve dhe tiketave në trafik, shkruan SuharekaOnline. Nga 01 […]
Foto: Ilustrim
Java e parë e muajit mars të vitit 2021, ka qenë javë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.
Policia e Kosovës ndër tjerash që nga fillimi i muajit të tretë të këtij viti ka bërë të ditur numrin e aksidenteve dhe tiketave në trafik, shkruan SuharekaOnline.
Nga 01 deri më 04 mars Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 206 aksidente trafiku, e ku është bërë e ditur se përveç personave të lënduar dhe dëmëve materiale, dy prej këtyre aksidenteve kanë përfunduar me fatalitet.
Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 5011 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.
| Data | Nr. i aksideneteve | Nr. i tiketave të shqiptuara |
| 01 mars, 2021 | 34 | 1,087 |
| 02 mars, 2021 | 50 | 1,266 |
| 03 mars, 2021 | 61 | 1,318 |
| 04 mars, 2021 | 61 | 1,340 |