Fluksi i mërgimtarëve, 5 orë pritje në Merdarë, mbi 60 minuta te Dheu i Bardhë

05.01.2024

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 8 e 31 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetët e njejtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) […]

Fluksi i mërgimtarëve, 5 orë pritje në Merdarë, mbi 60 minuta te Dheu i Bardhë Foto: Ilustrim

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 8 e 31 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetët e njejtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 140 minuta (2 orë e 20 minuta), në kolonë rreth 1300 metra, e në Jarinje deri në 1 orë e gjysmë.

Fluksi i mërgimtarëve, pesë orë pritje në Merdarë

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 6 e 56 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetët e njejtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 60 minuta (një orë), në kolonë rreth 500 metra.

Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 15 minuta.