Liberalizimi, pritjet në pikat e kufirit vazhdojnë ende, në Merdarë deri në 50 minuta pritje

13.01.2024

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se deri në 50 minuta është koha e pritjes në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova. Pritje deri në 30 minuta ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërkaq në pikat e tjera deri në pesë minuta pritje. Ndërkaq, kolona më e gjatë […]

Liberalizimi, pritjet në pikat e kufirit vazhdojnë ende, në Merdarë deri në 50 minuta pritje Foto: Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se deri në 50 minuta është koha e pritjes në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.

Pritje deri në 30 minuta ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërkaq në pikat e tjera deri në pesë minuta pritje.

Ndërkaq, kolona më e gjatë është në Merdarë, 400 metra, e tek Dheu i Bardhë 80 metra.