Çka do të ndodhë sot në Kosovë, katër ngjarjet e paralajmëruara

18.05.2024

Ngjarjet e ditës: 18 maj 2024

Çka do të ndodhë sot në Kosovë, katër ngjarjet e paralajmëruara Foto: Ilustrim

11:00 – Një delegacion nga klubi “Dinamo” e Zagrebit do të vizitojë Kosovën, me qëllim zbulimin e talenteve të rinj. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

12:00 – Kryetari Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. (Zyrat e LDK-së në Gjilan)

13:30 – Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë. (Objekti i Qeverisë, P38)

13:30 – Muzeu Kombëtar i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me temën e caktuar për këtë vit “Muzetë për edukim dhe hulumtim shkencor” nga ICOM, me ç’rast do të organizojë aktivitetin “ABC për trashëgiminë kulturore”. (Ambientet e Lapidariumit)