Policia në Suharekë nuk e ndal dorën, për një muaj mbi 800 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit […]
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.
Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.
Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj dhe Shefi i sektorit të operativës, toger Bashkim Gashi në dy takimet për siguri lokale për muajin qershor.
Në takimin e parë, toger Gashi kishte bërë të ditur se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 445 tiketa trafiku.
Ndërsa në takimin e dytë për siguri lokale, kapiteni Sylaj ka treguar se në dy javët e fundit të muajit qershor në Suharekë, policia ka shqiptuar 387 tiketa për kundërvajtje në trafik.
Në total i bie që për një muaj Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 832 tiketa për kundërvajtje në trafik.
Javët e muajit qershor | Nr. i tiketave të trafikut të shqiptuara në Komunën e Suharekës |
2 javët e para të qershorit | 445 |
2 javët e fundit të qershorit | 387 |
TOTAL | 832 |