Policia në Suharekë nuk e ndal dorën, për një muaj mbi 800 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik

08.07.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit […]

Policia në Suharekë nuk e ndal dorën, për një muaj mbi 800 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj dhe Shefi i sektorit të operativës, toger Bashkim Gashi në dy takimet për siguri lokale për muajin qershor.

Në takimin e parë, toger Gashi kishte bërë të ditur se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 445 tiketa trafiku.

Ndërsa në takimin e dytë për siguri lokale, kapiteni Sylaj ka treguar se në dy javët e fundit të muajit qershor në Suharekë, policia ka shqiptuar 387 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në total i bie që për një muaj Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 832 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Javët e muajit qershorNr. i tiketave të trafikut të shqiptuara në Komunën e Suharekës
2 javët e para të qershorit445
2 javët e fundit të qershorit387
TOTAL832