Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Llapi

28.04.2021

Sot do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Gjatë ditës së djeshme u zhvillua vetëm një ndeshje, ajo në mes të Arbërisë dhe Feronikelit, ku Arbëria shënoi fitore me rezultat 1-0. Po ashtu sot do të zhvillohen katër ndeshje tejet interesante në kuadër të këtij kompeticioni. Vëmendja […]

Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Llapi Foto: Ilustrim

Sot do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua vetëm një ndeshje, ajo në mes të Arbërisë dhe Feronikelit, ku Arbëria shënoi fitore me rezultat 1-0.

Po ashtu sot do të zhvillohen katër ndeshje tejet interesante në kuadër të këtij kompeticioni.

Vëmendja është në Suharekë, pasi që Ballkani në drejtim të Bledi Shkëmbit do të zhvillojë ndeshjen ndaj Llapit në stadiumin e qytetit.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot me fillim prej orës 15:00.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës ’89 që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në dy ndeshjet tjera, Drita udhëton te Besa, ndërsa Gjilani e pret Drenicën.

Të gjitha këto takime pritet të fillojnë nga ora 15:00.