Genc Prelvukaj sjell këngën e re “Ditë e natë”
Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, ka publikuar këngën e radhës nga albumi i ri. Ai ka sjell projektin e shtatë të titulluar “Ditë e natë” nga albumi më i ri i quajtur “Gentivs II”. Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, kurse i njëjti është përkujdesur edhe për producimin. Kënga vjen e shoqëruar […]
Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, ka publikuar këngën e radhës nga albumi i ri.
Ai ka sjell projektin e shtatë të titulluar “Ditë e natë” nga albumi më i ri i quajtur “Gentivs II”.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, kurse i njëjti është përkujdesur edhe për producimin.
Kënga vjen e shoqëruar me një video mjaft atraktive, gjersa është punuar në studion e tij “Black Fish Entertainment”.
Kjo tashmë ndodhet edhe në platformën YouTube, ndonëse reagimet e para të fansave ishin mjaft pozitive.
“Premierë ‘Ditë e Natë’ është kënga e shtatë e albumit ‘Gentivs II’ që sapo u publikua. Kanë mbetur edhe tetë të tjera që publikohen për çdo dhjetë ditë. Gëzuar. E keni në YouTube tani”, ka shkruar Prelvukaj pas lansimit të këtij projekti.