Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli publikojnë këngën e re “Maskë”

Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli publikojnë këngën e re “Maskë”
Eurolinda Zenelaj

12.04.2021 / Rozë

Artisti i mirënjohur shqiptarë, Genc Prelvukaj ka prezentuar projektin e tij të ri në bashkëpunim me këngëtarin Granit Ismajli.

”Maskë” mban titullin kënga e re, e kënduar nga dy artitstët, e cila është pjesë e albumit ”Gentivs II”.

Kjo është kënga e tretë e publikuar nga albumi i Prelvukajt, e cila është punuar në studion muzikore të këngëtarit Genc Prelvukaj “Black Fish Entertainment”.

Tashmë dihet se Genci në çdo projekt të ri ka trajtuar tema të veçanta e mjaft domethënëse.

Këtë tani mund ta gjeni të kompletuar në kanalin zyrtar të “Black Fish” në YouTube.

RAPORTO