Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 709 raste dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 709 raste dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Budakovë (1), Mushtisht (1), Samadrexhë (1) dhe Suharekë (6).
Gjithashtu, janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.
Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.731 raste të vdekjes.