Lajm fantastik për Ballkanin, kapiteni i klubit kthehet nga lëndimi para derbit me Dritën
Ballkani ngadalë ka nisur ta marrë vetën pas startit jo aq të mirë që kishte në stinorin pranveror. Skuadra “portokallinj” pas fitores spektakolare në mesjavë kur e mposhti Arbërinë me rezultat 6:2 e cila e riktheu në pozitën e dytë në tabelë, sot ka marrë një lajm të mirë nga infermieria. Kapiteni i skuadrës, Visar […]
Ballkani ngadalë ka nisur ta marrë vetën pas startit jo aq të mirë që kishte në stinorin pranveror.
Skuadra “portokallinj” pas fitores spektakolare në mesjavë kur e mposhti Arbërinë me rezultat 6:2 e cila e riktheu në pozitën e dytë në tabelë, sot ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.
Kapiteni i skuadrës, Visar Berisha është rikthyer nga lëndimi i cili e mbajti jashtë fushës për disa ndeshje.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti.
Ballkani aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, dy më pak sesa Drita e vendit të parë.
Suharekasit do të përballen pikërisht me Dritën në ndeshjen e ardhshme.