Lajm fantastik për Ballkanin, kapiteni i klubit kthehet nga lëndimi para derbit me Dritën

Lajm fantastik për Ballkanin, kapiteni i klubit kthehet nga lëndimi para derbit me Dritën
Çlirim Gashi

12.03.2021 / Sport

Ballkani ngadalë ka nisur ta marrë vetën pas startit jo aq të mirë që kishte në stinorin pranveror.

Skuadra “portokallinj” pas fitores spektakolare në mesjavë kur e mposhti Arbërinë me rezultat 6:2 e cila e riktheu në pozitën e dytë në tabelë, sot ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.

Kapiteni i skuadrës, Visar Berisha është rikthyer nga lëndimi i cili e mbajti jashtë fushës për disa ndeshje.

Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti.

Ballkani aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, dy më pak sesa Drita e vendit të parë.

Suharekasit do të përballen pikërisht me Dritën në ndeshjen e ardhshme.

RAPORTO