Vetëvendosje fiton edhe në fshatin e Enver Hoxhajt, në Peqan
Ka përfunduar numërimi pothuajse i të gjitha votave edhe në Komunën e Suharekës. Sipas rezultateve preliminare në fshatin Peqan të Suharekës, prej nga edhe vjen kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, fiton bindshëm Lëvizja Vetëvendosje. Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje fiton bindshëm edhe në fshatin Peqan me 296 vota, duke lënë pas PDK me 169, […]
Ka përfunduar numërimi pothuajse i të gjitha votave edhe në Komunën e Suharekës.
Sipas rezultateve preliminare në fshatin Peqan të Suharekës, prej nga edhe vjen kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, fiton bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje fiton bindshëm edhe në fshatin Peqan me 296 vota, duke lënë pas PDK me 169, LDK me 125 vota, AAK 99 vota dhe NISMA 25, raporton SuharekaOnline.
Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Suharekës është duke prirë me 37.54%.
2422A/01R | 2422A/02R | 2422A/03D | TOTAL | |
LVV | 114 | 95 | 87 | 296 |
PDK | 54 | 78 | 37 | 169 |
LDK | 33 | 59 | 33 | 125 |
AAK | 24 | 42 | 32 | 99 |
NISMA | 11 | 4 | 10 | 25 |
TJERA | 25 |