Rukiqi: Mjetet e ndara për “Rimëkëmbjen Ekonomike” nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat
Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat. Rukiqi përmes një postimi në facebook ka thënë se mjetet e ndara për rimëkëmbjen ekonomike nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat dhe rimekëmbja ekonomike nuk arritet me […]
Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat.
Rukiqi përmes një postimi në facebook ka thënë se mjetet e ndara për rimëkëmbjen ekonomike nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat dhe rimekëmbja ekonomike nuk arritet me rritjen e skemave sociale.
Postimi i plotë:
Mjetet e ndara per “Rimekembjen Ekonomike”, as per se afermi nuk i plotesojne nevojat e sektorit privat. Rimekembja Ekonomike, nuk arrihet me rritjen e skemave sociale. Ne kategorine e subvencionimit te pageve per bizneset, jane te planifikuara vetem 6.5 milione euro.
Kujtojmë që sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpërndarjen e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbjen ekonomike nga e cila do të ndihmohen bizneset e vogla, do të ndihmohet sektori i gastronomisë, do të rriten pensionet dhe do të ndihmohen komunat.