Gastronomët kërkojnë të punojnë deri në orën 23:00 dhe t’u falën dënimet e shqiptuara
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur dje brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare. Rend dite në këtë mbledhje përveç diskutimit të disa temave tjera me rëndësi […]
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur dje brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare.
Rend dite në këtë mbledhje përveç diskutimit të disa temave tjera me rëndësi për industrinë e gastronomisë, njëzëri u aprovua edhe ky:
V E N D I M
I. PROPOZOHET të bëhet zgjatja e orarit të funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00;
II. PROPOZOHET të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së personave fizik në tërë territorin e Kosovës;
III. PROPOZOHET të bëhet falja e dënimeve të shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë;
IV. UDHËZOHEN bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë dënimet e shqiptuara gjatë pandemisë, deri në zbatimin e pikave të lartëpërmendura;
V. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.
Arsyetim:
Ky Vendim i Kuvendit të SHGK-së, vjen si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e tubimeve të fushatës parazgjedhore, të cilat nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga vetë QK, lidhur me distancën fizike, vendosjen e maskave, grumbullimin e njerëzve, kufizimin kohor, dhe të tjera.
“Përndryshe, kjo është në kundërshtim me një prej kategorive esenciale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht, nenit 3 [Barazia para Ligjit].
Para ligjit dhe Kushtetutës, jemi të gjithë të barabartë. Andaj, nuk pranojmë standarde të dyfishta!
Deri në zbatimin e këtyre Vendimeve, UDHËZOJMË bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë këto dënime”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.