Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike edhe në Dubravë

30.12.2020

Ndryshimi i kushteve atmosferike ditëve të fundit i shoqëruar edhe me erëra ka shkaktuar dëme sidomos në rrjetin energjetik të Kosovës. Disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike nga dëmtimi i disa shtyllave elektrike. Një rast i dëmtimit të shyllave elektrike ka ndodhur edhe në fshatin Dubravë, e që paraqet rrezik pasi që […]

Ndryshimi i kushteve atmosferike ditëve të fundit i shoqëruar edhe me erëra ka shkaktuar dëme sidomos në rrjetin energjetik të Kosovës.

Disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike nga dëmtimi i disa shtyllave elektrike.

Një rast i dëmtimit të shyllave elektrike ka ndodhur edhe në fshatin Dubravë, e që paraqet rrezik pasi që nuk ka ndërprerje të energjisë në shtyllën e dëmtuar.

Sipas banorëve të këtij fshati bëhet e ditur se disa shtylla po e rrezikojnë edhe jetën e tyre pasi që janë dëmtuar dhe njëkohësisht kanë furnizim me energji elektrike.