Hoti në interpelancë për përfshirjen e Ujmanit në marrëveshjen me Serbinë
Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, ndërsa në rend ditë ndër të tjera do të jetë interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 […]
Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, ndërsa në rend ditë ndër të tjera do të jetë interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Mbledhja e Kryesisë është planifikuar të mbahet në ora 12:00.
Rendi i ditës:
Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme
Përgatitjet për Seancë të re plenare
Deklarimet jashtë rendit të ditës
Pyetjet parlamentare
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019
Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019
Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019
Shqyrtimi i mocionit përmbajtjesor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të parashtruar nga 11 deputetë nga GP të LVV-së
Shqyrtimi i propozimeve :
Nisma legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës
Nisma Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”
Konstatimi i përbërjes së Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit
Propozimi i GP NISMA-AKR-6+ për zëvendësimin e anëtarit në delegacionin e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Acociim BE-Kosovë
Shqyrtimi i kërkesave