COVID-19 në Kosovë, 11,922 raste aktive dhe 1,174 viktima
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë identifikuar 590 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 81 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë identifikuar 590 raste të reja me COVID-19.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 81 vjeç, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32,498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11,922.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 45,594 raste nga 160,352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,174 raste të vdekjes.