12,041 raste aktive me Coronavirus në Kosovë dhe 1,161 viktima
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë ditës së enjte ka njoftuar se janë identifikuar 562 raste të reja me Coronavirus. IKSHKP-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Dubravë (1), Gelancë (1), Leshan […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë ditës së enjte ka njoftuar se janë identifikuar 562 raste të reja me Coronavirus.
IKSHKP-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Dubravë (1), Gelancë (1), Leshan (2), Nishor (1), Sallagrazhdë (1) Stravuçinë (2) Suharekë (3) dhe Tërrnje (1).
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31,802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,041.
Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 45,004 raste nga 158,577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vdekjes.