Rastet kur policia mund të ju dënoj për mos respektim të masave anti-COVID
Kosova njëlloj si vendet e tjera të botës është duke u përballur me pandeminë COVID-19, ku deri më tani në vendin tonë nga ky virus u prekën 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë. Javëve të fundit në vendin tonë, kemi pasur një ulje të rasteve të pacientëve të infektuar me këtë virus, e po […]
Kosova njëlloj si vendet e tjera të botës është duke u përballur me pandeminë COVID-19, ku deri më tani në vendin tonë nga ky virus u prekën 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë.
Javëve të fundit në vendin tonë, kemi pasur një ulje të rasteve të pacientëve të infektuar me këtë virus, e po ashtu edhe ulje të rasteve të vdekjes.
Por, pavarësisht këtij normalizimi të lehtë të situatës epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ende mbeten në fuqi disa nga masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, siç është bartja e maskës.
Mos bartja e maskës nga qytetarët dhe mos respektimi i disa masave tjera mund të pasoj me ndëshkim me gjobë, kjo sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti ka publikuar një video, ku tregohet me shembuj se sa mund të dënohet një qytetarë për mos respektim të masave antiCOVID.
“Mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskës gjobitet me 35 euro. Nëse qytetari i infektuar tenton ose qarkullon jashtë izolimit dënohet me 500 euro gjobë. Me 500 euro dënohet edhe ai qytetar i cili refuzon mjekimin dhe karantinimin kur hyn në Kosovë”, thuhet në këtë video.