Aksidentohet motoçiklisti në Vraniq, goditet nga një veturë
Të enjten rreth orës 17:50 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën që lidhë fshatrat Bukosh-Vraniq në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Deri te aksidenti […]
Të enjten rreth orës 17:50 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën që lidhë fshatrat Bukosh-Vraniq në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.
Deri te aksidenti i trafikut kishte ardhur deri sa vozitësi i motoçikletës ishte duke qarkulluar nga fshati Bukosh në drejtim të fshatit Vraniq, raporton SuharekaOnline.
Me të arritur te udhëkryqi i cili lidhet me fshatin Popolan goditet nga automjeti BMW me targa vendore, i cili duke mos respektuar shenjën e trafikut për përparësi të kalimit godet motoçiklistin në pjesën e përparme.
Vozitësi i motoçikletës dërgohet ne Emergjencë ne Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.