Aksidentohet motoçiklisti në Vraniq, goditet nga një veturë

11.09.2020

Të enjten rreth orës 17:50 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën që lidhë fshatrat Bukosh-Vraniq në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Deri te aksidenti […]

Aksidentohet motoçiklisti në Vraniq, goditet nga një veturë Foto: Ilustrim

Të enjten rreth orës 17:50 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën që lidhë fshatrat Bukosh-Vraniq në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.

Deri te aksidenti i trafikut kishte ardhur deri sa vozitësi i motoçikletës ishte duke qarkulluar nga fshati Bukosh në drejtim të fshatit Vraniq, raporton SuharekaOnline.

Me të arritur te udhëkryqi i cili lidhet me fshatin Popolan goditet nga  automjeti BMW me targa vendore, i cili duke mos respektuar shenjën e trafikut për përparësi të kalimit godet motoçiklistin në pjesën e përparme.

Vozitësi i motoçikletës dërgohet ne Emergjencë ne Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.