Dortmundi prish planet e Milanit, interesohet për objektivin e kuqezinjve
27.04.2020
Milan ka shfaqur interes në ditët e fundit për Mohamed Simakan, mbrojtësin e talentuar që luan për Strasbourg në Ligue 1. Kartoni i 19-vjeçarit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nuk është ky problemi. Në garë për Simakan është futur edhe Dortmund dhe lajmin e bën të ditur “RMC Sport” ditën e sotme. Verdhezinjtë e […]
Milan ka shfaqur interes në ditët e fundit për Mohamed Simakan, mbrojtësin e talentuar që luan për Strasbourg në Ligue 1.
Kartoni i 19-vjeçarit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nuk është ky problemi. Në garë për Simakan është futur edhe Dortmund dhe lajmin e bën të ditur “RMC Sport” ditën e sotme.
Verdhezinjtë e shohin si lojtarin ideal për qendrën e mbrojtjes në rast të një largimi të mundshëm të zvicerianit Akanji.