Enver Hoxhaj nga Suhareka thotë se komuna po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia

09.04.2020

Deputeti i PDK-së nga Suhareka, Enver Hoxhaj, gjatë ditës ka vizituar komunën e Suharekës, ku është pritur në takim nga kryetari Bali Muharremaj. Hoxhaj ka vlerësuar se Suhareka po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia. “Vizitova vendlindjen time sot dhe u takova me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Për vizitë na […]

Enver Hoxhaj nga Suhareka thotë se komuna po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia Foto: Ilustrim

Deputeti i PDK-së nga Suhareka, Enver Hoxhaj, gjatë ditës ka vizituar komunën e Suharekës, ku është pritur në takim nga kryetari Bali Muharremaj.

Hoxhaj ka vlerësuar se Suhareka po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia.

“Vizitova vendlindjen time sot dhe u takova me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Për vizitë na erdhi edhe shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Jeton Rrakaqi.

Edhe pse është njëra nga vendet që është prekur nga coronavirusi, Suhareka po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia.

Ftoj të gjithë bashkëvendasit e mi, por edhe qytetarët në gjithë Kosovën, të kujdesen për jetën e njëri-tjetrit dhe të respektojnë masat e izolimit!

Së bashku, me durim e diciplinë, do t’ia dalim!Rrini në shtëpi ju lutem!” ka bërë të ditur Hoxhaj.