Vjosa Osmani pas takimit me Grenell: Qeveria të formohet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor
Sot Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell sot ka qëndruar në Kosovë, ku edhe takoi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në një shkrim në Facebook ka treguar më gjerësisht se çfarë është biseduar në takim me amabsadorin Richard Grenell. Osmani thekson se zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për […]
Sot Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell sot ka qëndruar në Kosovë, ku edhe takoi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në një shkrim në Facebook ka treguar më gjerësisht se çfarë është biseduar në takim me amabsadorin Richard Grenell.
Osmani thekson se zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë ishin disa nga temat e bisedës me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump.
Ajo tutje flet edhe mbi formimin e Qeverisë së re në vend.
Osmani shpreson në një bashkëpunim me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.
Postimi i plotë:
Sot në LDK kishim kënaqesinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.
Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.
Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.