FC Ballkani e mposht KF Flamurtarin në Suharekë
Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka arritur ta mposht KF Flamurtarin në Suharekë me rezultat 3:1. Kjo ndeshje nuk ishte ndeshje e thjeshtë, por një ndeshje e vlefshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës. Ishte Blend Baftiu, i cili shënoi golin, ku edhe e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 24′….
Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka arritur ta mposht KF Flamurtarin në Suharekë me rezultat 3:1.
Kjo ndeshje nuk ishte ndeshje e thjeshtë, por një ndeshje e vlefshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
Ishte Blend Baftiu, i cili shënoi golin, ku edhe e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 24′.
Trajneri i klubit, Ismet Munishi e ndoqi ndeshjen nga tribunat pasi që ai u suspendua.
Po ashtu edhe nga fillimi i pjesës së dytë, Ballkani e ka pasur në duar të sigurta fitoren, ku në minutën e 59′, Artur Magani arriti ta dyfishojë epërsinë në 2:0.
Kurse në minutën e 64′, ishte Jetmir Topalli i cili shënoi për 3:0.
Ndërsa nga mysafirët shënoi vetëm Angel Granchov në minutën e 79′, i cili golin e tij e realizoi me kokë pas harkimit nga një ndërprerje.
Ndryshe Ballkani me këtë fitore numëron gjithsejtë 23 pikë si dhe renditet në vendin e dytë, e cila ka një pikë më pak se SC Gjilani.
Kujtojmë se në xhiron e ardhshme, Ballkani luan sërish në shtëpi, duke pritur Dukagjinin.

Etiketat
Trepça – Golden Eagle Ylli, përballje e rëndësishme në javën e katërt të Superligës
Vendor 30.10.2025
KB Golden Eagle Ylli nesër pret Vëllaznimin në “13 Qershori” – duel i rëndësishëm në xhiron e tretë
Vendor 25.10.2025