Aksidentohet një e mitur në Reqan, shoferi përfundon në mbajtje

4 orë

Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë aksidentalisht nga një veturë në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 14:00. Sipas raportit të Policisë, në veturën që përdorej për bartjen e mallrave ndodhej edhe viktima e mitur, e cila gjatë lëvizjes ka rënë nga automjeti.

Si pasojë e rënies, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.