Vazhdojnë pagesat direkte për fermerët, mbi 10.2 milionë euro janë ekzekutuar deri më tani
Pagesat direkte për fermerët në Kosovë po vazhdojnë të ekzekutohen në kuadër të programit të subvencionimit, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).
Sipas njoftimit të Ministrisë, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), deri më tani janë ekzekutuar mbi 10.2 milionë euro për fermerët dhe bizneset përfituese.
Pagesat janë realizuar në këta sektorë:Sektori i blegtorisë: 1 mijë e 149 fermerë përfitues, me vlerë prej 1 milion e 454 mijë e 290 euro.
Sipërfaqet bujqësore: 4 mijë e 475 fermerë përfitues, me vlerë prej 7 milionë e 716 mijë e 860.54 euro.Bizneset: 153 përfitues, me vlerë prej 1 milion e 36 mijë e 387.50 euro.
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka bërë të ditur se listat e përfituesve janë publikuar në uebfaqen zyrtare të institucionit dhe mund të shihen në linqet më poshtë.
Ndërkaq, AZhB po vazhdon procesin e ekzekutimit të pagesave të tjera të parapara, pasi në kuadër të këtij programi kanë aplikuar gjithsej 33 mijë e 460 fermerë.
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.
-Blegtori:
-Sipërfaqe:
