Suhareka dhe gjashtë fshatra pa ujë deri në orën 15:00
4 orë
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm deri në orën 15:00.
Sipas njoftimit, nga kjo ndërprerje do të preken qyteti i Suharekës dhe fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji elektrike në stacionin e pompave.
