Sot ndërpritet energjia elektrike në pesë fshatra të Suharekës
Sot, më 14 tetor, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa fshatra të Komunës së Suharekës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit elektroenergjetik.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:30, në daljen 10 kV J06 Gjinovci, nga NS 110/35/10 kV Theranda.
Fshatrat që do të mbesin pa energji elektrike janë: Topliqani, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci dhe Gelaca.
Ndërprerja do të prekë edhe disa biznese, përfshirë N.T.S. Leshan, Mishtoren BENI në Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, Graniti – Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
Arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive, eliminimi i defekteve dhe sanimi i problemeve të evidentuara gjatë inspektimit të rrjetit me dron.
