Vazhdon zgjedhja e kryetarëve dhe Këshillave të Fshatrave në Suharekë

10.10.2026

Procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave në Komunën e Suharekës po vazhdon me mbajtjen e takimeve me banorët, ku po përcaktohen përbërjet e reja të Këshillave të Fshatrave, të cilat do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në raport me institucionet komunale.

Në kuadër të këtij procesi, janë mbajtur takime me banorët e Maqitevës, Shirokës, Budakovës, Mushtishtit, Savrovës, Bukoshit, Vraniqit dhe Popolanit, ku janë zgjedhur kryetarët dhe përfaqësuesit e rinj të këtyre lokaliteteve.

Në Maqitevë, kryetar i Këshillit të Fshatit u zgjodh Urim Ndrecaj, nënkryetar Behar Ahmetaj, ndërsa sekretar Hamit Ahmeti. Pjesë e këshillit si anëtarë do të jenë edhe Fitim Aliaj dhe Florim Krasniqi.

Në Shirokë, kryetar u zgjodh Bashkim Ndrecaj, nënkryetar Xhemajli Shala, ndërsa sekretare Vlora Voci Buqaj. Këshilli do të përbëhet edhe nga anëtarët Hasan Tafolli dhe Rexhep Elezi.

Në Budakovë, drejtimin e Këshillit të Fshatit do ta marrë Jeton Sallauka, me Murat Palushin në pozitën e nënkryetarit dhe Shefket Palushin si sekretar. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Naim Buqa dhe Herolind Buzhala.

Ndërkaq, në Mushtisht, kryetar u zgjodh Reshat Selimi, nënkryetar Astrit Salihu dhe sekretar Qamil Jemini. Përbërja e këshillit plotësohet nga anëtarët Artan Shala, Emrush Bytyçi, Valdet Jemini dhe Besim Durmishi.

Edhe Savrova ka përbërjen e re të Këshillit të Fshatit. Kryetar u zgjodh Rrustem Kokollari, nënkryetar Besim Bajrami, ndërsa sekretar Edi Zenelaj. Gjatë takimit, banorët e Savrovës ndanë një mirënjohje për ish-kryetarin e fshatit, Jahir Bajra, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e tij gjatë dy mandateve në shërbim të fshatit dhe banorëve.

Në Bukosh, kryetar i Këshillit të Fshatit u zgjodh Shqipron Sopa, nënkryetar Avni Baraliu dhe sekretar Betim Zyba. Anëtarë të këshillit do të jenë Driton Krasniqi dhe Ernes Sopa.

Në Vraniq, për kryetar u zgjodh Tahir Kolgeci, nënkryetar Jetmir Ganiu dhe sekretar Hazir Muça. Pjesë e këshillit do të jenë edhe Jonuz Kolgeci dhe Skender Rraqi.

Ndërsa në Popolan, kryetar i fshatit u zgjodh Shukri Kolgeci.

Përmes këtij procesi, Komuna e Suharekës synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet banorëve dhe institucioneve komunale, si dhe të krijojë mekanizma më të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të qytetarëve në trajtimin e çështjeve dhe nevojave të komunitetit.

Komuna ka falënderuar banorët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këto takime, ndërsa procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave pritet të vazhdojë edhe në lokalitetet e tjera të Suharekës.