Zgjidhen Këshillat e Fshatrave në Dubravë, Greikoc, Gelancë, Gjinoc, Sallagrazhdë dhe Sopijë
Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave në Komunën e Suharekës, janë mbajtur takime me banorët e Dubravës, Greikocit, Gelancës, Gjinocit, Sallagrazhdës dhe Sopijës.
Gjatë këtyre takimeve janë zgjedhur Këshillat e Fshatrave, të cilët do të përfaqësojnë interesat e banorëve dhe do të bashkëpunojnë me institucionet komunale.
Në Dubravë, kryetar është zgjedhur Jetush Maliqaj, nënkryetar Azem Gashi dhe sekretar Besart Gashi. Anëtarë janë Sali Maloku dhe Femi Gashi.
Në Greikoc, kryetar është zgjedhur Ramadan Canaj, nënkryetar Reshat Selimaj dhe sekretar Shemsedin Beqiraj. Anëtarë janë Avdulla Kicaj, Bajram Lushaj, Selver Zmalaj dhe Laureta Tafaj.
Në Gelancë, kryetar është zgjedhur Ram Rexhepallari, nënkryetar Lulzim Kukaj, ndërsa anëtarë janë Ragip Rexhepallari dhe Leotrim Rrakaqi.
Në Gjinoc, kryetar është zgjedhur Salih Sallahu, nënkryetar Sadri Asllanaj dhe sekretar Fisnik Haziraj. Anëtarë janë Sherif Sallahu dhe Shpejtim Zeqiri.
Në Sallagrazhdë, kryetar është zgjedhur Isuf Sopaj, nënkryetar Kolë Baftiaj dhe sekretar Ahmet Vataj. Anëtarë janë Ismet Qerimi dhe Isuf Ahmetaj.
Ndërkaq, në Sopijë, kryetar i Këshillit të Fshatit është zgjedhur Xhavit Sadikaj, nënkryetar Florim Berisha dhe sekretar Bajram Salltakaj. Anëtarë janë Ali Jakupaj, Dashnor Kabashi dhe Edon Sadikaj.
Komuna e Suharekës i ka uruar kryetarët dhe anëtarët e rinj të Këshillave të Fshatrave, duke u dëshiruar sukses në përfaqësimin e interesave të banorëve dhe në bashkëpunimin me institucionet komunale.
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave do të vazhdojë edhe në vendbanimet e tjera të Komunës së Suharekës.
