Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish, në fokus zgjedhja e presidentit dhe Ligji për Specialen
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot sërish me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi zhvillohet në një periudhë kur në skenën politike në Kosovë janë aktuale disa çështje të rëndësishme institucionale.Në fokus të diskutimeve pritet të jetë zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës, proces që kërkon respektimin e procedurave kushtetuese dhe afateve përkatëse.
Po ashtu, pjesë e bisedimeve pritet të jetë edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për Specialen, i cili ditëve të fundit është rikthyer në qendër të debatit politik.
Takimi Kurti–Abdixhiku vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe takimeve të liderëve të partive parlamentare lidhur me këto çështje.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të takimit dhe deklarimeve të dy liderëve.
