Julián Alvarez lë stërvitjen shkak të shëndetit mendor; ëndërron ende Barcelonën

28.08.2026

Sulmuesi argjentinas, Julián Alvarez, po kalon një periudhë të vështirë sa i përket shëndetit mendor, çka e ka mbajtur atë larg seancave stërvitore me ekipin e tij, raporton COPE.

Lajmi ka ngjallur mbështetje të madhe nga tifozët dhe komuniteti i futbollit, të cilët i urojnë forcë dhe kohën e nevojshme për t’u rimarrë.​

Sipas të njëjtave burime, megjithë sfidat me të cilat po përballet aktualisht, dëshira dhe ambicia personale e Alvarez për të luajtur një ditë për Barcelonën mbetet e palëkundur. Focusi kryesor për lojtarin në këtë moment mbetet mirëqenia e tij personale dhe marrja e mbështetjes së duhur gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.