Dyshohet se posedonin armë pa leje, arrestohen dy persona në Suharekë

14.08.2026

Dy persona janë arrestuar më 11 gusht në rrugën “Avdyl Rama” në Suharekë, pas publikimit të disa video-incizimeve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.