Pas analizës së zgjedhjeve, LDK – Pejë kërkon ndryshime në udhëheqjen e partisë

23.06.2026

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë ka kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrje të përgjegjësisë nga udhëheqja e partisë pas analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit.

Në mbledhjen e Kryesisë, anëtarët kanë vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor duhet të bartet nga lidershipi, duke kërkuar që dorëheqja të shihet si një akt moral dhe politik.

Sipas qëndrimit të bërë publik, ky hap konsiderohet i nevojshëm për ruajtjen e besimit të anëtarësisë dhe për forcimin e standardeve demokratike brenda partisë.

Kryesia e LDK-së në Pejë ka theksuar se reflektimi dhe përgjegjësia politike janë të domosdoshme për të ardhmen e subjektit politik dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve.