Fund tragjik në Zvicër: Gjendet pa shenja jete 5-vjeçari shqiptar i zhdukur në lumin Reuss

23.06.2026

Pas disa ditësh kërkimesh intensive, është gjetur pa shenja jete 5-vjeçari shqiptar Tian Rahimi, i cili ishte zhdukur në lumin Reuss në Zvicër pas një aksidenti me gomone.

Fund tragjik në Zvicër: Gjendet pa shenja jete 5-vjeçari shqiptar i zhdukur në lumin Reuss Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve të bëra publike nga vullnetarët e angazhuar në operacionin e kërkimit, trupi i vogëlushit u lokalizua katër ditë pas zhdukjes së tij, duke i dhënë fund shpresave për ta gjetur të gjallë.

Ngjarja ndodhi të shtunën pranë zonës së Mühlau, kur Tiani po lundronte me familjen e tij në një gomone. Pas incidentit në lumë, prindërit dhe motra e tij 7-vjeçare arritën të dalin në breg, ndërsa fëmija u mor nga rrjedha e ujit dhe humbi kontaktin me familjen.

Në operacionin e kërkimit u përfshinë forca të shumta shpëtimi, përfshirë policinë, zjarrfikësit, zhytës profesionistë, ekipe me dronë, mjete lundruese dhe një helikopter shpëtimi. Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për disa ditë deri në gjetjen e trupit të pajetë të vogëlushit.

Lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, ndërsa familja po përballet me një humbje të rëndë pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More