Kurti falënderon qytetarët: Mbështetja nga Kosova dhe mërgata solli këtë fitore
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kurti tha se përfundimi i procesit të numërimit të të gjitha votave ka konfirmuar mbështetjen e madhe qytetare për Lëvizjen Vetëvendosje, si brenda Kosovës ashtu edhe në mërgatë. Ai shprehu mirënjohje për mijëra vullnetarë, anëtarë dhe aktivistë që, sipas tij, kontribuuan në këtë rezultat.
Sipas Kurtit, rezultati i zgjedhjeve ka dëshmuar se nuk ka pasur nevojë për zgjedhje të reja, pasi numërimi i votave nuk ka sjellë ndryshime të rëndësishme në raportin e forcave politike.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë në vend me 53 deputetë dhe shtoi se tashmë pret certifikimin zyrtar të rezultateve, për të vazhduar me formimin e institucioneve të reja dhe realizimin e projekteve zhvillimore.
