Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Kurban Bajramin: Politika të qetësohet dhe të mendojë për të ardhmen

27.05.2026

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, gjatë vizitës në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit ndërfetar, duke e cilësuar Kurban Bajramin si festë të sakrificës, faljes dhe pajtimit.Gjergji bëri thirrje që në këtë periudhë të ketë më shumë përgjegjësi politike dhe më pak përplasje për pushtet.

“Është një moment i mirë që së bashku të lutemi për vendin tonë dhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi, e të mos vazhdojmë me përplasjet se kush do ta ketë pushtetin, por ku do ta çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi ai.

Në fund, Ipeshkvi uroi paqe, mirësi dhe harmoni për të gjithë qytetarët.