Maturantët e Gjimnazit “Jeta e re” përmbyllin me sukses ekskursionin në Shqipëri
01.05.2026
Maturantët e Gjimnazit “Jeta e re” kanë përfunduar me sukses ekskursionin tradicional në Shqipëri, një udhëtim me karakter edukativ, kulturor dhe studimor.
Gjatë këtij ekskursioni, nxënësit vizituan qytete dhe monumente me vlera të rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare.
E gjithë veprimtaria kaloi pa asnjë incident, falë organizimit të mirë nga drejtoria e shkollës, përkushtimit të mësimdhënësve dhe disiplinës së treguar nga nxënësit.
Maturantët përfaqësuan në mënyrë dinjitoze shkollën gjatë gjithë udhëtimit.
