Atlético Madrid dhe Paris Saint-Germain në gjysmëfinale të UEFA Champions League
14.04.2026
LParis Saint-Germain ka konfirmuar formën e shkëlqyer duke mposhtur sërish Liverpool FC me rezultat 2-0 në “Anfield”, duke siguruar me autoritet kalimin në gjysmëfinale të Champions League.
Ndërkohë, Atlético Madrid ka arritur kualifikimin pavarësisht humbjes 1-2 ndaj Barcelona në ndeshjen kthyese. Falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, skuadra madrilene kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Të dyja skuadrat treguan pjekuri dhe menaxhim të mirë të ndeshjeve, duke siguruar vendin në mesin e katër më të mirëve në Evropë.
