Senati i UP-së miraton kuota studimi për mërgatën dhe shqiptarët jashtë Kosovës

20.02.2026

Senati i Universiteti i Prishtinës, në mbledhjen e 20 shkurtit 2026, miratoi njëzëri kuota studimi për arbëreshët e Italisë, arbneshët në Zarë, shqiptarët e Turqisë dhe mërgatën me origjinë nga Kosova. Kuotat do t’i propozohen për miratim Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe asociimi i prof. Zanfina Ademi nga Universiteti Monash, në kuadër të programit “Brain Gain”, si dhe disa vendime të tjera që lidhen me etikën, rregulloret statutare dhe angazhimin e ekspertëve në Fakultetin Juridik.