Betohen asambleistët e rinj në Suharekë

09.12.2025

Sot, gjatë ditës së martë, më 9 dhjetor 2025, në një mbledhje solemne dhe të karakterit inaugures të Kuvendit Komunal të Suharekës, asambleistët e rinj kanë dhënë betimin e tyre për të nisur zyrtarisht mandatin.

Këta përfaqësues të zgjedhur do të jenë zëri i qytetarëve të komunës në vendimmarrjet e rëndësishme që i presin gjatë viteve të ardhshme.

Në këtë mbledhje inauguruse ishin të pranishëm 26 anëtarë të Kuvendit, të cilët njëzëri dhanë betimin e tyre, ndërsa një anëtar mungoi.

Atmosfera solemne shënoi fillimin e punës së Kuvendit të ri, ndërsa secili prej anëtarëve u zotua të punojë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve të Suharekës.

Betimi i dhënë nga asambleistët e Suharekës

Gjatë seancës, të gjithë anëtarët e pranishëm lexuan dhe nënshkruan tekstin zyrtar të betimit:

“BETIM

Unë (emri i anëtarit), betohem se do t’i kryej me nder, besnikëri, pa anime e me ndershmëri dhe sipas ligjit detyrat, dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtar i Kuvendit Komunal të Komunës së Suharekës, në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë.”

Ky akt solemn shënon angazhimin e përfaqësuesve të rinj për të kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e komunës.

Kuvendi Komunal i Suharekës pritet të nisë punimet e rregullta në ditët në vijim, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimit demokratik.